Kompania “Ekoregjioni” njofton se ka ndërmarrë një reagim të shpejtë për pastrimin e rrugëve në fshatin Zhur si dhe në disa fshatra të tjerë të komunës së Prizrenit, që në orët e para të mëngjesit, pas reshjeve të borës që kanë përfshirë zonën. Kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve ka angazhuar mjete të specializuara për të hequr borën nga rrugët kryesore, duke siguruar kalueshmërinë e sigurt të tyre.
Fillon pastrimi i rrugëve nga bora në disa fshatra të Prizrenit

Banorët e këtij lokaliteti kanë falenderuar ekipet përgjegjëse për intervenimin e shpejtë të tyre. Nga fotot e dërguara në redaksi të TV Prizreni shihet se si një kamionet e kompanisë përgjegjëse, bënë pastrimin e rrugëve në qendër të Zhurit duke hequr borën nga rrugët kryesore të këtij lokaliteti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Drejtuesit e Spitalit të Prizrenit prezantuan zhvillimet e fundit në shërbime dhe gjithëpërfshirje para përfaqësuesve të Komisionit për Komunitete

Totaj kërkon intensfikimin e kontrolleve në vende të punës: Asnjë punëtor nuk duhet ta humbë jetën duke siguruar jetesën për familjen e tij

Kanoset një zyrtar policor në Prizren, i dyshuari po kërkohet nga Policia

