PRIZRENI ME RAJON

Fillojnë punimet për hapjen e një rruge malore në fshatin Vlashnje

Fillojnë punimet për hapjen e një rruge malore në fshatin Vlashnje
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2020, 14:51

Përmes një postimi në facebook, kuvendari i LDK-së Petrit Hoxhaj, njofton se kanë filluar punimet për hapjen e e një rruge malore në fshatin Vlashnje, prej nga është dhe ai.

Postimi i plotë:

Kanë filluar punimet për hapjen e rrugës malore në fshatin Vlashnje, e cila rrugë përshkohet ndërmjet dy goricave deri tek Lugina e Drinit të Bardhë.

Ky investim i Komunës së Prizrenit, respektivisht mjetet e ndara nga linja buxhetore e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik , ka bërë të mundur realizimin dhe implementimin e këtij projekti, i cili përfshinë 7 km hapje të shtegut për zhvillimin e çiklizmit malor, dhe qasje më të lehtë për banorët e fshatrave përreth të cilët e pëlqejnë ecjen në natyrë.

Vazhdojmë tutje me punë në dobi të qytetarëve tanë!

I juaji PHoxha

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika