Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur dënimin prej 50 mijë franga ndaj Federatës së Serbisë, për shkak të fyerjeve dhe sjelljeve josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të Serbisë ndaj lojtarëve kundër Granit Xhakas e Xherdan Shaqirit, si dhe shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katari 2022”.
FFK mirëpret dënimin e FIFA-s ndaj Serbisë për fyerjet kundër shqiptarëve

FFK tha se janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s.
“FFK në vazhdimësi, sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative, ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, ka shkruar FFK përmes një komunikate në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shifra rekorde, presidenti i FIFA-s: 500 milionë aplikime për 7 milionë bileta në dispozicion

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Themelohet “Renault Retro Klub”, entuziastët e veturave klasike bashkohen në Prizren

