Kandidati i PDK-së për deputet, Fetah Paçarizi, ka reaguar pas rinumërimit të votave, proces nga i cili atij iu hoqën mbi 6 mijë vota. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë proces, duke u distancuar nga çdo formë e mundshme e keqpërdorimit apo manipulimit.
Paçarizi ka kërkuar që të bëhet rinumërim i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe ato të diasporës, si dhe hetim nga Prokuroria e Shtetit.
“Për këto arsye, konsideroj se është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës, në mënyrë që të garantohet transparenca, barazia dhe respektimi i vullnetit real të qytetarëve. Dua të sqaroj qartë se jam i kyçur rishtas në politikë dhe nuk kam mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike. Nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë ndikim në këtë proces dhe distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim ose në dëm të votës së lirë”, thuhet në reagimin e Paçarizit në Facebook.
Sipas tij edhe “KQZ, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj. Pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie”.
Rinumërimi i votave zbardhi manipulimin në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijimi më i madh është evidentuar në Prizren ndërsa “kampion” është kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi.