Një ditë pasi ka ndërruar jetën 24 vjecarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila vuante nga Leukemia, qytetarët ferizajas në nderim të kujtimit për të dhe për të shprehur dhimbjen pas vdekjes saj kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit.Në një fotografi të publikuar nga qytetarët ferizajas, figuron emri i të ndjerës, me një zemër në afërsi të emrit.
Valentina ka vdekur në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke duke marrë trajtim mjekësor.






