LAJME

Fëmija lëmoshkërkues goditet nga motoçikleta në Prizren

Fëmija lëmoshkërkues goditet nga motoçikleta në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Qershor 2021, 09:22

Nëpër rrugët e Kosovës numri i lëmoshkërkuesve është i madh. Ata shpesh ndalen nëpër rrrugët ku ka semaforë, e ku kanë mundësi të kërkojnë para nga shoferët e automjeteve.

Një fëmijë lëmoshkërkues derisa ishte duke kërkuar para nga vozitësit e automjeteve në rrugën “William Walker” të Prizrenit është goditur dje nga një motoçikletë.

Siç merr vesh Sinjali fëmija është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Burimet e konfirmuara tregojnë se është hapur rast ndaj prindërve të fëmijës për moskujdesje dhe lejim për të kërkuar lëmoshë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika