Kanë kaluar më shumë se 26 vjet që nga përfundimi i luftës e pasojat që lanë serbët janë ende prezentë.
Gjatë luftës në Kosovë, ushtria dhe policia serbe vranë më shumë se 13 mijë civilë shqiptarë, masakruan, dhunuan, dogjën e shkatërruan gjithkah që u doli përpara. Për këto krime, edhe pas dy dekadash, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, janë dënuar vetëm 74 individë.
Duke i marrë për bazë krimet e Serbisë, Amer Alija thotë se askush nuk mund ta mohojë atë çfarë ka ndodhur në Kosovë.
“I kemi më shumë se 10 mijë viktima civile atëherë po shihet që gjyqësori asnjëherë nuk do të arrin ti dënojë gjithë ata që kanë bërë krime të luftës, por së paku Tribunali i Hagës i ka dënuar eprorët ushtarak serb të cilët kanë bërë krim,e kundër njerëzimit. Kemi prova kemi fakte gjyqësore të cilat e dokumentojnë se çka ka ndodhur në luftën e Kosovës dhe ato vendimet e pakta gjyqësore askush nuk mund të mohoj e ndryshojë të kaluarën dhe luftën se çka ka ndodhur”, ka thënë për RTK, Alija.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i cili ka përcjellë në vazhdimësi sistemin e drejtësisë në Kosovë, thonë mungesa e rezultateve për të zhvilluar hetime dhe gjykimin e të dyshuarve për krime, ndërlidhet me disa faktorë.
Njëri prej tyre sipas Astrit Kolajt, është mungesa e një strategjie për t’i trajtuar krimet e luftës.