FC “Prizreni” ka siguruar fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke vazhduar kështu me ecurinë e shkëlqyer drejt synimit për t’u shpallur kampion. Prizrenasit sot kanë mposhtur në Prishtinë skuadrën nikoqire KF “KOSOVA VR” me rezultat 0:2, falë dygolëshit të kapitenit, Ylli Myrtezani.
FC “Prizreni” arrin fitoren e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në kampionat

Forma mbresëlënëse e ekipit tregon përkushtimin dhe përgatitjen serioze të skuadrës, duke i sjellë gjithnjë më pranë qëllimeve të tyre për sezonin e ri në të cilin synojnë që më në fund pas performancave tejet solide të inkuadrohen në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Doku Festi e mbylli edhe një edicion të suksesshëm: Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë

Mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

