LAJME

Fatmir Limaj: Nisma do të rikthehet fuqishëm në parlament

Fatmir Limaj: Nisma do të rikthehet fuqishëm në parlament
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2021, 19:46

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë në nivel vendi.

Ai i ka falënderuar ata për angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet lokale.

“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, thuhet në kumtesë.

Nisma në zgjedhjet lokale ka fituar vetëm një komunë, atë të Malishevës me kandidatin e saj Ekrem Kastrati.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika