LAJME

Fatmir Limaj nga Suhareka: Sot, Suhareka, nesër Kosova do të bashkohen për fitoren e vendit

Fatmir Limaj nga Suhareka: Sot, Suhareka, nesër Kosova do të bashkohen për fitoren e vendit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2025, 19:33

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Suhareka deklaron se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për projekte te reja sepse “janë të harruar e injoruar nga qeveria”.

Limaj tha se në Suharekë “u përqafua projekti i Nismës”, ku çdo qytetar do të ndihet pjesë e zhvillimit të vendit.

“Në Suharekë u konfirmua fitorja jonë, me entuziazëm dhe vullnet, qytetarët e Suharekës po përqafojnë programin tonë për një Kosovë fituese, veçVEPRA, për antarësim në NATO, pavarsim energjetik dhe zhvillim ekonomik”, shprehet Limaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika