- Reklama -

Fati i keq i djalit të Haxhi Shalës: U shkarkua nga Vjosa Osmani pak orë para ditëlindjes

Emërimi i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës konsull ka qenë kryetemë dy ditët e fundit.

Vetë deputeti ka qëndruar i heshtur karshi zërave se emërimi i djalit të tij ka ardhur pas pazarit që ai ka bërë një ditë para votimit të qeverisë Hoti.

- Reklama -

Megjithatë, tash ish-konsulli Flakron Shala e ka thyer heshtjen duke u lajmëruar përmes Facebook’ut.

Pak orë pas këtij shkrimi, ku premtonte se do të punonte me nder, Shala e ka marrë lajmin se e kanë shkarkuar nga pozita që mbante tash e një kohë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga presidenca, ku shkruhej se janë liruar nga pozita edhe tre konsuj tjerë pos Shalës.

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala pas këtij njoftimi reagoi përmes Facebook’ut.

Ajo që bie në sy është se Flakron Shala u shkarkua nga pozita pak orë para ditëlindjes së 25-të.

“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven”, shkroi deputeti i AAK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort