Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova.Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.
Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.





