Policia e Kosovës ka arrestuar dje një 49-vjeçar në rrugën “Shemso Feri”, në Pejë, pasi u denoncua fillimisht për dhunë në familje, por që sulmoi edhe zyrtarët policorë, raporton Gazeta Sinjali. Gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi pasi babai i të dyshuarit njoftoi stacionin policor se i biri po ushtron dhunë në familje. Pasi njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes, situata u tensionua.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në momentin që Policia arriti në shtëpinë e të dyshuarit, i njëjti u gjet lakuriq teksa lëvizte nëpër oborrin e shtëpisë, teksa kishte sjellje agresive.





