LAJME

Familja Hajdari falënderon të gjithë ata që i qëndruan pranë pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari

Familja Hajdari falënderon të gjithë ata që i qëndruan pranë pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2026, 14:21

Familja Hajdari ka shprehur mirënjohjen për të gjithë qytetarët, kolegët, miqtë dhe familjarët që u qëndruan pranë gjatë ditëve të dhimbjes pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Shaban Hajdari.

Në një shkrim falënderues të publikuar nga babai i të ndjerit, Gëzim Hajdari, familja thekson se për shkak të dhimbjes së madhe nuk ka pasur mundësi t’i falënderojë më herët të gjithë ata që ndanë pikëllimin me ta.

Mirënjohje e veçantë u është shprehur familjarëve, të afërmve, miqve, fqinjëve dhe të gjithë atyre që ofruan ngushëllime dhe mbështetje në momentet më të vështira për familjen.

Familja ka falënderuar në mënyrë të veçantë kolegët dhe koleget e Shaban Hajdarit nga Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës në Prizren, si dhe të gjithë kolegët e tij nga Policia e Kosovës, të cilët, ndanë dhimbjen për humbjen e kolegut dhe mikut të tyre dhe qëndruan pranë familjes gjatë gjithë ceremonive mortore.

Një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe qytetarëve të Prizrenit dhe rrethinës, të cilët morën pjesë masivisht në ceremoninë e varrimit, duke i dhënë lamtumirën e fundit me nderime dhe respekt.

Në fund të mesazhit, familja Hajdari shpreh mirënjohjen për çdo fjalë ngushëllimi, lutje dhe mbështetje të ofruar, duke theksuar se respektin dhe solidaritetin e treguar nga qytetarët nuk do ta harrojë kurrë.

Ndryshe, më 22 korrik 2026, rreth orës 08:25, zyrtari policor Shaban Hajdari u gjet pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Varrimi i tij u bë një ditë më vonë, më 23 korrik, në varrezat e qytetit të Prizrenit, ku morën pjesë familjarë, kolegë, miq dhe qytetarë të shumtë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika