- Reklama -

Europol: Evropa po goditet nga një ‘valë kokaine’

Europol ka deklaruar se Evropa është goditur nga një ‘valë e kokainës’ që është duke shkaktuar edhe një rritje të dhunës.

Agjencia e zbatimit të ligjit pranon se problemi është më keq se sa ishte parë, me rrjetet e krimit të organizuar më mirë e më të lidhura dhe gjithnjë e më të dhunshme, shkruan Euronews.

- Reklama -

Të premten, ministrat e Drejtësisë nga gjashtë vende të Evropës Perëndimore u takuan në Amsterdam dhe u zotuan t’i bëjnë pikat e hyrjes si portet më të sigurta mes një rritjeje dramatike të trafikut të drogës.

“Për katër vitet e fundit, ne kemi parë konfiskime rekord në Evropën Perëndimore çdo vit radhazi, me të paktën më shumë se 240 tonë kokainë të kapur në vitin 2021, ose ndoshta edhe më shumë”, shpjegoi Jan Op Gen Oorth, shefi i komunikimit i Europol.

“Pra, kjo do të thotë se është shumë kokainë në treg”.

Zyrtarët e sigurisë kanë rënë dakord të forcojnë lidhjet me partnerët latino-amerikanë si Peruja dhe Kolumbia, ku OKB-ja thotë se plantacionet e identifikuara të gjetheve të kokas janë rritur me të paktën 43 për qind që nga viti 2020.

Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës dhe shumica e produktit përfundon në ShBA dhe Evropë.

Një raport i BE-së në maj fajësoi nivelet rekord të trafikut të drogës për shkaktimin e dhunës në të gjithë kontinentin.

Holanda ka parë disa vdekje të profilit të lartë të lidhura me bandat e kokainës në vend, veçanërisht në Amsterdam.

Kjo përfshinte reporterin më të njohur të krimit të vendit Peter R. de Vries, i cili u qëllua me armë në rrugë në kryeqytetin holandez në korrik të vitit të kaluar.

Prokurorët thonë se vrasja e tij ishte e lidhur me rolin e tij në gjyqin e një mbreti holandez të mafies së drogës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort