“Euro 2025”, Shqipëria U-21 fiton pastër ndaj Malit të Zi dhe kryeson grupin

SPORTMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Oct 17, 2023
“Euro 2025”, Shqipëria U-21 fiton pastër ndaj Malit të Zi dhe kryeson grupin

Kombëtarja e Shqipërisë U-21 ka regjistruar fitoren e tretë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Të përzgjedhurit e Alban Bushit triumfuan sot ndaj Malit të Zi, në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin E. Ndeshja e zhvilluar në “Egnatia Arena” përfundoi me rezultatin 2:0.

Medon Berisha (27’ penallti) dhe Stiven Shpendi (73’) shënuan në fitoren e “Kuqezinjve”.

Shqipëria U21 pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe kryeson në grup, por me dy ndeshje më shumë Zvicra U21 e vendit të dytë.

Mali i Zi U21 është i parafundit me 3 pikë.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika