LAJME

EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave

EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2026, 11:48

Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, do të zhvillojnë sot një stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Stërvitja do të mbahet në kompleksin e EULEX-it, në zonën industriale të Prishtinës, ndërsa është pjesë e aktiviteteve të rregullta të reaguesve të sigurisë në Kosovë.

Gjatë ushtrimit parashihet dislokimi i personelit dhe pajisjeve në zonën e stërvitjes. Sipas njoftimit, qëllimi është avancimi i gatishmërisë operacionale dhe forcimi i bashkëpunimit e ndërveprimit ndërmjet reaguesve të sigurisë.

Stërvitja zhvillohet në përputhje me standardet evropiane dhe synon rritjen e koordinimit ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika