Një shkëputje ciklonike nga Atlantiku do të zhvillohet dhe sonte në territorin e Francës dhe Gjermanisë duke krijuar kushte për krijimin e sistemeve mjaft të fuqishme të stuhive të cilat mund të shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale.
Sistemi ajror me presion të ulët atmosferik do të shkaktojë destabilizim aq të fuqishëm të atmosferës, fillimisht në Francë duke rrugëtuar direkt në drejtim të Gjermanisë me fuqinë më të madhe pikërisht në vendet kufitare mes Francës dhe Gjermanisë dhe rajonet përreth. Estofex- Instituti Eksperimental Evropian për Studimin e Stuhive ka shënjuar këto rajone me rrezikshmërinë më të lartë të mundshme, për erëra jashtëzakonisht të fuqishme, breshër me përmasa të mëdha dhe tornado. Pra, sonte është dit-nata kur në Evropë potencialisht mund të ketë ndonjë tornado destruktive që eventualisht mund ti ngjajë tornadove në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Sistemet masive të stuhive do të zhvillohen në territorin frances gjatë dites dhe pasdites, Vonë pasdite ose në mbrëmje do të arrijnë në territorin gjerman ku gjatë orëve të natës do të përshkojnë shumë pjesë të Gjermanisë.





