LAJME

ESNAF zhvillon mbledhjen e parë të Bordit Drejtues pas sezonit veror

ESNAF zhvillon mbledhjen e parë të Bordit Drejtues pas sezonit veror
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shtator 2026, 19:16

Shoqata e Biznesmenëve “ESNAF” ka zhvilluar mbledhjen e parë të Bordit Drejtues pas përfundimit të sezonit veror, ku morën pjesë shumica e anëtarëve të Bordit.

Sipas njoftimit të Shoqatës, gjatë takimit janë diskutuar aktivitetet e ardhshme, nevojat dhe kërkesat e anëtarësisë, projektet e planifikuara, si dhe angazhimet institucionale për periudhën e ardhshme.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar organizimit të një takimi të përbashkët me të gjithë anëtarët e Shoqatës, i cili pritet të mbahet deri në fund të këtij viti.

Ky takim, sipas ESNAF-it, synon forcimin e bashkëpunimit, dëgjimin e drejtpërdrejtë të nevojave të komunitetit të biznesit dhe zejtarëve, si dhe përcaktimin e prioriteteve për periudhën në vijim.

Shoqata “ESNAF” ka theksuar se mbetet e përkushtuar në përfaqësimin, mbështetjen dhe fuqizimin e komunitetit të biznesit dhe zejtarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika