LAJME

ESNAF: Mungesa e zonës industriale, pengesë kryesore për investimet e huaja

ESNAF: Mungesa e zonës industriale, pengesë kryesore për investimet e huaja
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2026, 13:51

Shoqata e Biznismenëve dhe Zejtarëve ESNAF ka ngritur shqetësimin se mungesa e një zone industriale në qytet po vazhdon të mbetet një ndër pengesat kryesore për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në një njoftim për publikun, kjo shoqatë ka bërë të ditur se së fundmi ka mirëpritur një delegacion afaristësh nga Turqia, vizitë e cila u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Sipas ESNAF-it, takimet janë zhvilluar në një frymë të hapur dhe konstruktive, ku janë diskutuar ide konkrete për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët. Afaristët turq, thuhet në njoftim, kanë shprehur interes dhe gatishmëri për të investuar në Prizren.

Megjithatë, mungesa e një zone të mirëfilltë industriale mbetet një sfidë serioze që pengon realizimin e këtyre investimeve.

Nga Shoqata e Biznismenëve dhe Zejtarëve ESNAF u shprehën falënderime për vizitën, duke theksuar pritshmëritë për bashkëpunime të reja në të ardhmen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika