LAJME

Escobari dhe Lajçaku të martën takohen edhe me liderët opozitarë

Escobari dhe Lajçaku të martën takohen edhe me liderët opozitarë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Qershor 2023, 15:31

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tyre dyditor në Kosovë, do të takohen edhe me liderët e opozitës.

Mediat kanë mësuar se që të tre liderët opozitarë, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesave për takim.

Takimet me liderët opozitarë pritet të zhvillohen gjatë paradites të së martës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika