LAJME

Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin me ne do të kenë pasoja

Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin me ne do të kenë pasoja
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2023, 15:49

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se po kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për stabilitet.

Ai në një konferencë për media të mbajtur të premten, ku ka folur për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Serbi, ka thënë se ata që refuzojnë partneritetin me SHBA-në do të kenë pasoja.

“Po kërkojmë nga të dyja palët të ndërmarrin hapa për stabilitet dhe ata që na duan si partnerë do të punojnë ngushtë me pikat për të cilat po insistojmë. Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”, ka thënë Escobar.

Escobar shtoi se nuk është e vërtetë që SHBA-ja ka mbështetur Serbinë më shumë se Kosovën, teksa ka përmendur vendimet e fundit.

Ai ka thënë se pavarësisht se Serbia kërkoi gjëra, SHBA-ja nuk ia përmbushi dëshirat. Teksa, ka paralajmëruar pasoja të tjera për Kosovën nëse nuk do t’i marrë parasysh këshillat.

“Gjithçka qe kemi bërë në këto ditë është se kemi ndihmuar Kosovën. Serbia donte ta shtynim Kosovën të anulonte zgjedhjet, nuk e bëmë. Nuk donte të njihnim mandatet e kryetarëve, nuk e bëmë. Nuk bëmë ato që deshi Serbia. E kemi mbështetur Kosovën. Sepse kemi ndjerë se nuk ka nevojë për tensione më të larta. Legjitimiteti tyre nuk do vihej në pyetje nëse do punonin në objekte tjera, në vend të kësaj insistuan në objektet komunale. Për çfarëdo arsye që vazhdojnë të refuzojnë, ne do insistojmë. Do të ketë pasoja nëse vazhdojnë të na injorojnë këshillat tona”, ka thënë Escobar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika