Ish futbollisti dhe trajneri i grupmoshave të reja të KF Lirisë, Erdogan Brando, është larguar nga klubi prizrenas.
IndeksOnline merr vesh se Brando do ta vazhdoj karrierën si trajner i skuadrës KF Opoja, e cila garon në Ligën e Tretë të Kosovës.
Burime të afërta me klubin kanë bërë të ditur se KF Opoja ka arritur marrëveshje me Lirinë për trajnerin Erdogan Brando, i cili do ta drejtoj klubin nga Dragashi nga fillimi i sezonit pranveror.
KF Opoja bën pjesë në Ligën e Tretë të Kosovës dhe aktualisht renditet si e para në tabelën e grupit A, me shtatë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura.
Objektivi kryesor i klubit opojar është ngritja në Ligën e Dytë, pasi sezonin e kaluar ishte mposhtur në barazh nga KF Australia./IndeksOnline/