Qerim Rama, rreshter policor në Gjakovë i cili ushtron detyrën e Mbikëqyrësit të Njësisë së Trafikut në këtë rajon në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata për dhunë në familje dhe kanosje.
“Do ta marr shpirtin e do ta vizatoj kryqin në ballë”, ishin kërcënimet e rreshterit ndaj bashkëshortes së tij.Ani pse i dënuar me kusht nga gjykata ai edhe sot vazhdon të punoj në Policinë e Kosovës madje si epror, ndërsa KALLXO.com ka kërkuar sqarime për këtë çështje nga policia.Këta të fundit kanë thënë në një përgjigje për KALLXO.com se ndaj rreshterit ka pasur edhe një vendim nga Komisioni Disiplinor i cili funksionoj në kuadër të Policisë së Kosovës.“Referuar kërkesë suaj ju informojmë se Komisioni i Brendshëm Disiplinor ka mbajtur seancën shqyrtuese për lëndën disiplinore ku si shkelës i supozuar ka qenë zyrtari në fjalë ku ndaj të njëjtit paneli disiplinor ka marr Vendim dhe i ka shqiptuar masën e rëndë disiplinore “Ndalesë në pagë 21% e pagës bruto për dy (2) muaj”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar për dënimin e rreshterit Rama.Sipas aktgjykimit i akuzuari Rama në vitin 2019 në prezencë të njerëzve që gjendeshin në rrugë dhe para lokaleve tek prokuroria në Gjakovë, i është drejtuar me fjalët “k.., nuk ke se çka lyp më në shtëpinë time”, ti je k.., ia ke marr dashnorin Ferides”.
Ndërsa e ka kanosur edhe me fjalët: “Do ta marr shpirtin dhe do ta vizatoj kryqin në ballë”.Rreshteri ka pranuar fajësinë për këto veprime.Për këtë vepër penale gjykata i ka shqiptuar atij dënim me kusht.“Duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 120 ( njëqind e njëzet) ditësh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari brenda afatit të verifikimit prej 1 (një) viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk do të kryen vepër tjetër penale”, thuhet në aktgjykimin e gjykatës.Sipas përgjigjes së Gjykatës në Gjakovë, aktgjykimi ndaj Ramës është bërë i plotfuqishëm më 23.10.2019.KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për rastet e përfshirjes së zyrtarëve policor në veprat penale të dhunës në familje.