LAJME

Enver Xhokli i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj – kthehet i shëruar nga Austria

Enver Xhokli i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj – kthehet i shëruar nga Austria
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2021, 14:57

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me emocione e ka pritur në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj në janar të këtij viti.

Sipas Zemajt, trajtimi i Xhoklit është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Grazit të Austrisë.

“Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, z. Sebastian Kurz”.

“Shpreh falënderim të thellë për të gjithë kontribuesit për trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, udhëheqësit e Austrisë dhe Turqisë, ambasadorët Pllana dhe Dugolli si dhe familjet e të lënduarve për mirëkuptim dhe bashkëpunim”.

Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, në…

Posted by Armend Zemaj on E hënë, 8 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika