Ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, hapur shprehur dëshirën për të kandiduar për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet komunale që mbahen në tetor të vitit 2021.
Siç duket Ismaili do ta ketë edhe përkrahjen e partisë dhe së shpejti pritet të zyrtariohet edhe kandidat për të parin e kryeqytetit.





