Në një deklaratë të prerë, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mohuar çdo mundësi për një koalicion me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.
Enver Hoxhaj: PDK nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Qëndrimi ynë përfundimtar, final, është një JO e madhe koalicionit me Vetëvendosjen. Do të ishte tradhti ndaj elektoratit të PDK-së nëse bëhet një koalicion mes nesh dhe Vetëvendosjes. Ajo është një parti që ka treguar se ndjek një politikë me tendenca autoritare, e ka goditur sistemin gjyqësor, mediat dhe opozitën. Ka sjellje problematike me partnerët e jashtëm dhe ka tradhtuar orientimin tonë perëndimor. Prandaj, PDK nuk mund të bashkëpunojë me një subjekt të tillë politik, i cili i ka bërë dëme të mëdha vendit,” ka deklaruar Hoxhaj në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Kjo deklaratë konfirmon se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të shqyrtojë asnjë mundësi për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, duke u pozicionuar qartë në spektrin politik të vendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Arrestimi i tre zyrtarëve të MPB-së dhe i një shtetasi të huaj, Prokuroria jep detaje

Aksioni i Policisë dhe AKI-së rezulton me 4 të arrestuar, reagon ministri në detyrë Xhelal Sveçla

Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat

