Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë folur dhe vullneti i tyre duhet respektuar.
Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin, derisa ka bërë të ditur se nuk do të jenë bashkë me ta në qeverisje.
“Rezultati e vë VV në vend të parë dhe PDK në vend të dytë. Unë dua që ta urojë Vetëvendosjen për rezultatin e arritur dhe dua që t’i ftojë që të punojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse jemi larg me orientimet tona politike”, ka thënë ai.





