Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai ka pohuar se VV-në nuk e shohin si partner në qeveri.“Nuk hymë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje meqë kemi dallime të mëdha.
Nuk mund të hymë në koalicion me një parti politike që Shtëpisë së Bardhë i thotë herë e kuqe herë e verdhë. Nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike, por kemi parime. Nuk mund të hymë në koalicion pa parime të qarta, me asnjë subjekt politik sepse këtë e kemi provuar me disa subjekte politike. Nuk pranojmë nga të tjerët politikë joparimore dhe sjellje jo shtetërore sikurse kemi parë në këto vitet e fundit”, tha Hoxhaj në Rubikon.





