PRIZRENI ME RAJON

Emocionuese: Mblidhen afro 100.000 dollarë për shërimin e Murrlanit

Emocionuese: Mblidhen afro 100.000 dollarë për shërimin e Murrlanit
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2020, 18:22

Murrlan Asllani, 17 vjeçar nga Prizreni kishte pësuar një aksident në qershor të vitit të kaluar duke lënduar kurrizin, i cili aksident e la të palëvizshëm.

Ditë më parë u kërkua ndihma e njerëzve të vullnetit të mirë për ta ndihmuar Murrlanin të ecë përsëri.

Shuma për shërimin e tij ishte diku rreth 120.000 dollarë, shkruan TV Prizreni.

Ndërsa sot në emisionin “Radar”, nga familjarë të Murrlanit u bë e ditur se janë mbledhur rreth 100.000 dollarë për shërimin e 17 vjeçarit nga Prizreni.

Vet Murrlani u shpreh i emocionuar dhe falënderon të gjithë ata që ndihmuan në mbledhjen e të hollave./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika