LAJME

Emiratet mbulojnë shpenzimet e qëndrimit për kosovarët që s’mund të udhëtojnë

Emiratet mbulojnë shpenzimet e qëndrimit për kosovarët që s’mund të udhëtojnë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2026, 17:20

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka dalë me njoftim për qytetarët dhe vizitorët nga Kosova të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ambasada ka informuar se, në përputhje me vendimin e autoriteteve përkatëse në Emirate, të gjithë mysafirëve që kanë arritur datën e check-out-it, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre, do t’u zgjatet qëndrimi në objektet hoteliere aty ku janë vendosur, deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.

Sipas njoftimit, shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data e pamundësisë së udhëtimit deri në datën kur bëhet e mundur largimi.

“Lusim të gjithë qytetarët që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të akomoduar dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë Ambasadën. Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet në dispozicionin tuaj për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika