LAJME

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari ndërkombëtarisht
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2026, 15:13

Policia me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet e tjera relevante kanë bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me iniciale B.Z., nga Zvicra për në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes Interpolit me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika