Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kroacia për në Kosovë falë bashkëpunimit të ndërsjellë.
Më 15.08.2026 është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”.





