Në prezencë të udhëheqësve të shtetit, ambasadorëve në Kosovë, përfaqësuesve të federatave të sportit të Kosovës e shumë pjesëmarrësve të tjerë, presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Flamuri, sipas presidentes Osmani, do të jetë bekim për sportistët e vendit në Paris.
Pjesëmarrja e Kosovës në këto lojëra sipas presidentes paraqet kulmin e një pune të palodhur e shumëvjeçare të garuesve e trajnerëve të tyre.
“Ju mbani me vete mbështetjen dhe admirimin e secilit qytetar të Republikës së Kosovës. Në asnjë moment nuk do të jeni vetëm” – iu drejtua e para e shtetit garuesve nga Kosova.
Tutje presidentja u uroi suksese e u tha se suksesi i tyre nuk do të jetë personal, por për mbarë Kosovën.
“Flamuri jonë përfaqëson shpirtin, forcën dhe unitetin e shtetit tonë të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve. Suksese e u kthefshi faqebardhë!” – tha Osmani.
Edhe shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti.
Ai u shpreh i kënaqur që është pjesëmarrës në këtë event e moment historik.
“Kemi një superekip, me supersportistë” – tha Kurti teksa nuk harroi të përmend edhe sportistët të cilët në të kaluarën i sollën Kosovës medalje të arta.
Kurti tha se kësaj radhe një nga këta sportistë, Majlinda Kelmendi, për herë të parë do të marrë pjesë në këto gara si trajnere.
“Jemi të sigurt që do të bëni më të mirën tuaj” – u shpreh i pari i Qeverisë.
“Të gjithë ne jemi me ju, e gjithë Kosova është me ju, çdo fitore e juaja është për gjithë Kosovën” – vazhdoi tutje kryeministri.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se vendi gjendet në një prag magjik, e që ky është një moment që nuk i përket vetëm sportit, mirëpo historisë kombëtare të vendit.
Në anën tjetër, edhe kampionia e Kosovës, tashmë trajnerë, tha që ishte nder dhe kënaqësi për të ta përfaqësojë Kosovën për 20 vite karrierë.
Ajo tha se gjatë karrierës së saj realizoi edhe ëndrrën shumëvjeçare që pati për t’i sjellë Kosovës një medalje të artë.

Ajo po ashtu falënderoi, siç tha ajo, trajnerin legjendar, Driton Kuka, e u uroi fat shoqeve e shokëve të saj, nëntë sportistëve nga Kosova.
Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të përfaqësohet nga nëntë sportistë: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Donjeta Sadiku, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Saboviq.