Nga takimi me operatorët turistik në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se edhe këtë sezon të ri veror kufij me Kosovën do të mbeten të hapur.Ai iu premtoi operatorëve se do të ketë sa më pak shtrëngesa lidhur me kornizën e aktivitetit turistik, ndërsa theksoi synimin që të vaksinohen deri në qershor 500 mijë shqiptarë, që të ketë lehtësim gjatë sezonit.
“Besoj që sot realisht mund të buzëqeshni sepse me sigurimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave, që na japin mundësinë të nisim vaksinimin intensiv ne faktikisht vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur sezon turistik më të lehtë”, tha Rama.
“Ne kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte jashtëzakonisht sfidues për shkak të pandemisë, dhe patjetër që edhe këtë vit ne në radhë të parë do të sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë absolutisht i hapur.





