LAJME

Edhe pse e infektuar, Osmani nuk ndal angazhimet nga shtëpia

Edhe pse e infektuar, Osmani nuk ndal angazhimet nga shtëpia
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Nëntor 2020, 11:07

Ndonëse me COVID-19, u.d e presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon punën me agjendën e saj në përpikmëri.

Osmani ishte sot pjesë e eventit virtual me rastin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe me rastin e Lansimit të Rrjetit Mesdhetar të Grave Mediatore – Dega në Kosovë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando tha se përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë.

“Përmes kontributit të tyre gratë hapën rrugën drejt barazisë. Pjesëmarrja e grave në dialog është strategjia më e zgjuar”, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika