LAJME

Edhe katër persona marrin statusin e viktimës në çështjen e Salih Mustafës

Edhe katër persona marrin statusin e viktimës në çështjen e Salih Mustafës
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2021, 17:38

Trupi gjykues në çështjen e Salih Mustafës ka miratuar kërkesat e katër viktimave dhe i ka pranuar ato si viktima pjesëmarrëse në procedura, është njoftuar nga Dhomat e Specializuara.

“Trupi gjykues vendosi që ato të jenë pjesë e Grupit 1, i cili përfaqësohet nga Anni Pues, mbrojtëse e viktimave e caktuar nga Administratorja”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.

Në një vendim tjetër, trupi gjykues ka vendosur të caktojë një ekspert i cili do të përgatisë një raport në lidhje me dëmshpërblimet e mundshme të viktimave dhe ka urdhëruar Zyrën e DHSK-së për Pjesëmarrjen e Viktimave që ta paraqesë një listë me tre ekspertë përkatës deri më 4 qershor.

Konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen e Salih Mustafës do të mbahet më 9 qershor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika