Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se do të votoj PRO tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale për qytetarët e Kosovës.
Edhe Duda Balje është pro tërheqjes së 30% të Trustit

Ajo ka thënë se aq shumë ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të votohet plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës, saqë e ka ndarë edhe një rrëfim që po i ndodh pothuajse çdo ditë.
”Po dal po eci me familjen, me burrin dhe shumë qytetarë po më thonë të lutem votoni për tërheqjen e 30 për qind për trustin… Dhe ne jemi deputet dhe nëse në jemi zëri i qytetarëve, unë vetëm po dua të respektoj shumicën, të cilët kanë nevojë për këtë 30 për qind edhe për shkak të qytetarëve dhe vullnetit dhe kërkesës së tyre unë jam për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

