LAJME

Edhe deputetët e AAK-së nesër në Kuvend, Kadrijaj: Kurti s’po mund ta bëjë shumicën, e po e akuzon opozitën

Edhe deputetët e AAK-së nesër në Kuvend, Kadrijaj: Kurti s’po mund ta bëjë shumicën, e po e akuzon opozitën
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2025, 14:29

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nesër do të jenë në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

“Po, nesër do të jemi në Kuvend”, tha ajo.

Deputetja komentoi edhe deklaratën e Kurtit se janë partitë opozitare ato që nuk janë të interesuara për themelim të institucioneve.

 

Ajo tha se Kurti ka problem që ta bëjë një shumicë të thjeshtë, andaj akuzon opozitën.

“Kurti i ka problemet e veta brenda partisë e po e ka të pamundur me e bë shumicë e thjeshtë, e normal tash akuzon opozitën”, u shpreh Time Kadrijaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika