Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka paraqitur presidentit Bajram Begaj, propozimin që ish zv. drejtoreshën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Vlora Hyseni, ta emërojë drejtoreshë të shërbimit Informativ Kombëtar.
“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Vlora Hysenit drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.





