Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve T.D (shtetas i Republikës së Kosovës), dhe A.N (shtetas i Republikës së Shqipërisë), të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 10.10.2024 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.
Sipas aktakuzës, me datë 09.10.2024, rreth orës 21:15 në fshatin Gjonaj – Komuna e Prizrenit, të pandehurit T.D., dhe A.N., marrin dhe e mbajnë personin L.M., me qëllim të fitojnë dobi pasurore apo dobi tjera, ose me qëllim që ta detyrojnë atë apo personin tjetër që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të durojë diçka.
“…në atë mënyrë që shkojnë me automjetin e tyre në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilin e presin të dalë nga shtëpia, dhe në momentin kur i njëjti i afrohet automjetit të tyre, fillojnë paraprakisht ta godasin me shqelma dhe përmes forcës e fusin në veturë dhe largohen në drejtim të Shqipërisë, përmes rrugëve alternative – malore, duke iu shmangur kalimit të rregullt kufitar…





