Një e mitur nga Rahoveci ka lindur dje në Spitalin e Gjakovës. Për këtë rast, Policia e Kosovës është njoftuar nga vetë spitali.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet për “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.
E mitura nga Rahoveci lind një foshnje
“Rahovec 03.12.2020 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima femër kosovare (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




