Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e diel pritet të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell në të gjithë vendin. Mot i këndshëm dhe tipik pranveror do të mbizotërojë gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të sillen nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 15 deri në 18 gradë Celsius.






