Një 33-vjeçar nga Suhareka ka vdekur mbrëmjen e datës 11.06.2026, pasi dyshohet se kishte rënë nga një pemë qershie, nga lartësia rreth 5-6 metra.
Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Sipas Bytyqit, fillimisht rreth orës 20:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekës se F.B është marrë me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës, pasi kishte rënë nga pema. 
“I njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më pas në QKUK – Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.” – ka thënë Bytyqi më 12.06.2026.
Bytyqi ka shtuar se në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit kanë iniciuar rastin “Hetim i Vdekjes”.
Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.