Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.H., nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dyshohet se kultivoi dy parcela me 317 bimë narkotike, kërkohet paraburgim ndaj tij

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, pikërisht në zonën e Koshares, i pandehuri ka kultivuar në dy parcela bimën e kanabis sativa, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.
“Në vendin e njëjtë në këto parcela janë zbuluar 317 bimë të tilla, me madhësi deri në 1 metër, ku i pandehuri A.H., ka pasur për qëllim shitjen e tyre, për përfitim të dobisë së kundërligjshme pasurore”, njofton Prokuroria Themelore nw Gjakovw. Sipas komunikatws i pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 05 gusht 2021.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Çmimi i naftës shkon në 1.79 euro, Qeveria s’e ka opsion heqjen as të TVSH-së e as akcizës

Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së nuk ofron asnjë garanci se do të reflektohet te çmimet finale

Këtë javë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

