LAJME

Dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore në Rahovec

Dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Korrik 2026, 08:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia policore në Rahovec ka vërejtur që persona të panjohur dyshohet se e kanë vjedhur një pllakë përkujtimore.

Rasti ka ndodhur të hënën derisa po hetohet nga policia.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur se nga persona të panjohur, dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika