LAJME

Dyshohet se dëmtuan varrezat në Prizren, arrestohen dy persona

Dyshohet se dëmtuan varrezat në Prizren, arrestohen dy persona
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2024, 12:33

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:15, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika