PRIZRENI ME RAJON

Dy vogëlushet të vetme bën 42 orë rrugë nga Gjermania për ta befasuar gjyshën në Prizren

Dy vogëlushet të vetme bën 42 orë rrugë nga Gjermania për ta befasuar gjyshën në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2020, 17:54

Një thënje thotë “Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj”.

Ndonëse vera ishte e zbehtë pa ardhjen e bashkëatdhetarëve, malli dhe dashuria për tokën e të parëve, nuk i la të qetë.

Pritje të mërzitshme në kolona, e rrugë të gjata, mërgtimtarët u nisën për t’u çmallur me të afërmit e shtëpitë e tyre.

Edhe dy vogëlushet, Tara dhe Hira, (10 dhe 8 vjeç), të cilat jetojnë në Waldshut të Gjermanisë, morën të vetme, pa prindërit, rrugën për në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Dy motrat i hipën të shtunën autobusit, dhe mbërritën në orën 3 të mëngjesit, pas plot 42 orë rrugë.

Përmes një videoje, mund të shihni se si ato vrapojnë posa hyn në shtëpinë e gjyshërve në Prizren, për ta befasuar gjyshën e tyre.

Derisa gjyshja ishte në gjumë, ato i hidhën në përqafim, e fjalët e gjyshës janë tejet emocionuese.

Prindërit e këtyre dy vogëlusheve kanë treguar për IndeksOnline se ato shprehën vet dëshirën të niseshin për në Kosovë, derisa thonë se janë shumë të lumtur që ato e duan vendin e tyre. E për këtë i kanë dërguar me shumë dëshirë për në vendlindje.

Tara dhe Hira do të qëndrojnë deri më 6 janar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika