Gjatë vikendit të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.
Këtë e ka bërë të ditur QKUK përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke bërë të dituse se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar:
- 202 pacientë në Reanimim;
- 280 pacientë në Emergjencën Internistike;
- 192 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
- 194 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

- 61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.





