LAJME

Dy të mitura raportojnë në Polici për ngacmim dhe sulm seksual

Dy të mitura raportojnë në Polici për ngacmim dhe sulm seksual
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2021, 09:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht nga një personi i dyshuar. Rastin të premten e ka raportuar e mitura nga Ferizaj rreth orës 18:30, duke thënë se personin nuk e njeh. Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Fushë-Kosovë, gjegjësisht në Lagjen 29, ku një e mitur ka raportuar në Polici se përmes rrjetit social Facebook është ngacmuar nga një i panjohur.

Për rastin e dhunimit në Ferizaj të ndodhur më 19 maj të këtij viti, Policia ka arrestuar një person të dyshuar.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika